Casillas publikon FOTO-n e parë nga spitali pas atakut në zemër, ja çfarë thotë...

E gjithë bota e futbollit ditën e sotme i ka sytë tek Iker Casillas.

Portieri legjendar mëngjesin e sotëm është shtruar në spital pas një ataku kardiak në zemër.

37-vjeçari sipas raporteve nga Portugalia është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet i shtruar në spital dhe nën kujdesin e mjekëve, shkruan SYRI.net.

Së fundmi Casillas ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar:

“Çdo gjë në kontroll këtu, frikë e madhe por forcat janë të paprekura. Shumë faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen”.