Dalin pamjet VIDEO/ Arbitri ‘injoron’ VAR-in, ja momenti kur Liverpool kërkoi penallti

Barcelona po fiton me rezultatin 1-0 në përballjen ndaj Liverpoolit në Champions League.

Në 5 minutat e para të ndeshjes ishin miqtë të cilët vendosën disa herë në vështirësi mbrojtjen katalanase, shkruan SYRI.net.

Vlen të theksojmë aksionin më të diskutueshëm pasi Sadio Mane rrëzohet brenda zonës pas një ndërhyrje nga Pique.

Nga pamjet më poshtë mund të shikoni që midis dy lojtarëve ka kontakt por për arbitrin gjithçka është e rregullt.

Madje arbitri nuk kërkoi as ndihmën e teknologjisë VAR.