E masakroi me sëpatë, varroset 53-vjeçarja në Memaliaj, nuk pranohen të afërmit e burrit vrasës

Një ngjarje e rëndë, ku burri vrau gruan, tronditi qytetin e Memaliajt ditën e djeshme. Skënder Hoxha dyshohet se ka vrarë gruan e tij Antoneta Hoxha, duke e lënë të vdekur në vend.

Disa vite më parë çifti ka pasur një tjetër konflikt serioz. 63-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime.

Nën zë, banorët pohojnë se ai ka qenë i dhunshëm. Varrimi i të ndjerës Antoneta Hoxha është bërë sot në fshatin Veliqot, që është edhe vendlindja e saj.

Të afërmit e viktimës nuk kanë pranuar në varrim familjarët e bashkëshortit vrasës. Burime thonë se ai është shprehur në polici: “nuk më dëgjonte dhe u nxeha”.