Pas atakut në zemër, reagon Porto: Ja gjendja shëndetësore e Casillas

Porto ka dhënë informacione të reja rreth gjendjes së portierit  Iker Casillas, i cili pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjes ditën e sotme.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa konfirmohet se gjendja e tij është e qëndrueshme por ndodhet nën monitorimin e mjekëve.

“Iker Casillas pësoi një infarkt akut miokardit gjatë seancës stërvitore të mërkurën në mëngjes. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë ndërsa portieri i Portos u dërgua me urgjencë në spital. Casillas momentalisht është mirë dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Problemi me zemër është rregulluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Portos.