Casillas pëson atak kardiak, dërgohet me urgjencë në spital

Portieri legjendar, Iker Casillas, është dërguar me urgjencë në spital, pas një sulmi të pësuar në zemër.

Ish-portieri i Real Madridit është shtruar në spital por mediat portugeze raportojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën, shkruan “Daily Mirror”, raporton SYRI.net.

Ndërkohë gazeta spanjolle "Marca" ka shkruar se legjenda e Real Madrid, nuk u ndie mirë gjatë stërvitjes së sotme, dhe me shumë mundësi 37-vjeçari pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit me Porton.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka zgjatur shumë pak ndërsa situata momentale e tij raportohet e qëndrueshme.