Merkel dhe Macron si Berisha

Pas 48 orëve të Berlinit deri tani është qartësuar si kristal grushti që hëngri Rama dhe Thaçi. Madje kryeministri ynë realisht pësoi dy goditje.

Një që ia shtynë për shtator një përgjigje për negociatat dhe dy, ta harrojë turravrapin me Vuçiç e Thaçi për shkëmbime territoresh.

Media shqiptare e shitur te diktatori qesharak nisi emisionet, ç’janë magjitë apo ç’na duhen tespijet, ndërsa qeveria sajoi një titull nderi për Ramën në Dibër.

U fsheh Berlini dhe sugjerimeve atje iu hodh ujë. Të ftohej e të normalizohej drama. Tek tuk pati dhe agresivitet ndaj Merkel, por kaloi si trimërimi i lepurit para luanit.

Ndërkohë askund nuk iu kërkua falje Sali Berishës, ose të përgëzohej ai. Se finalja e Berlinit miratoi fjalë për fjalë qëndrimet e Berishës.

Merkeli artikuloi ato që Berisha i shkroi e i foli mbi një vit rresht. I kam në veshë sharjet e Thaçit, Batonit dhe luzmës që i lehte non stop.

E ja tani rezultati.

Sali Berisha gjykoi si Merkel dhe Macron.

Janë ditë që duhet reflektim. Nga politika së pari. Dhe duhet nisur nga falja drejtuar Berishës. Jo që i doli fjala, por që foli si një atdhetar i madh. Nuk është turp të pranosh fajin.

Se sikur nuk shkon që Merkelit t’i thuash thanks dhe Berishën ta denigrosh. Kur të dy kanë një qëndrim e një mendim.

Si shumë herë më parë edhe në Berlin u ndje prania e Berishës. Takimin e drejtoi Merkel dhe Macron,por Berisha ishte parapritësi. Foli e foli pa u lodhur për argatët e Beogradit.

Shajeni sa të doni. Talleni si me mushkonjat kur tregonte avionët e trafikut. Por ja që Berlini i dha të drejtë.

Merkel e Macron vunë vulë e firmë mbi gjykimin e Berishës. Nuk e fshihni dot edhe po të nxirrni mushkonja të tjera nga sirtari i denigrimeve.

Mos u lodhni se e zeza është mbi të bardhë.

Tashmë e qartë, e protokolluar dhe e arshivuar...