Protestat për 1 Majin në Paris, përplasje me policinë, ka të lënduar

Sindikatat autonome të punëtorëve, jelekëverdhët, ekologjistët dhe shumë njerëz të tjerë kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe të disa qyteteve të tjera të Francës në ditën ndërkombëtare të punëtorëve sot më 1 Maj.

Gjatë marshimeve të protestuesve ka pasur dhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave policore.

Nga mediat e huaja raportohet se ka dhe disa të plagosur të cilët janë shoqëruar në spital, por ende nuk dihet me saktësi numri i tyre.

Jelëkëverdhët kanë hedhur gurë gjatë manifestimeve të tyre.

Policia si kundërpërgjigje ka përdorur gaz lotsjellës ndaj punëtorëve që kanë dalë të protestojnë dhe ka shoqeruar në Polici mbi 165 persona.