", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Jonida Maliqi prek me dedikimin për prindërit e saj në përvjetorin e tyre të veçantë

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësoj vendin në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”.

Maliqi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka treguar se prej javësh ka qenë në një tur duke prezantuar këngën në vende të ndryshme të Europës.

Ndërsa dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e Jonidës pasi prindërit e saj festojnë 42-vjetorin e martesës.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet me nënën dhe babain e saj dhe pranë ka bërë një urim shumë të ëmbël për të dy.

“Si sot 42 vjet më parë prindërit e mi kurorëzuan dashurinë e tyre të pashtershme në martesë. Ju dua shumë dhe faleminderit që na sollët në jetë e na rritët me aq shumë dashuri e përkushtim mua dhe Xhildën. Xhilda ti mungon në këtë foto, por je gjithmonë me ne, siç jemi ne me ty. Më mungon motër!”., ka shkruar Jonida pranë postimit që është komentuar gjatë.

View this post on Instagram

Si sot 42 vjet me pare prinderit e mi kurorezuan dashurine e tyre te pashtershme ne martese??Ju dua shume dhe faleminderit qe me sollet ne jete e na rritet me aq shume dashuri e perkushtim mua dhe Xhilden????‍????‍????‍???? @matrix_medical_center ti mungon ne kete foto por je gjithnje me ne sic jemi ne me ty?? miss you moter!

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on