Spalletti do tek Interi lojtarin e Kombëtares shqiptare

Jo vetëm Danilo i Manchester Cityt, por siç raporton “Fcinternews.it”, Interi nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj.

Kuqeziu shikohet si një opsion ideal për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe duke patur parasysh që Hysaj nuk po rinovon me Napolin, mundësitë që ai të transferohet në Milano gjatë kësaj vere janë të mëdha.

Hysaj pëlqehet shumë nga trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti dhe ndihmësi i tij Giovanni Martusciello i cili e njeh mirë shkodranin që nga koha që ai luante për Empolin.

Nëse Spalletti nuk largohet nga Interi në fund të këtij sezoni, atëherë zikaltrit mund të bëjnë lëvizjen finale për të firmosur me shkodranin, i cili do të transferohej me shumë kënaqësi tek Interi.