Klopp bëhet supersticioz, shpjegon pse u ka ndaluar lojtarëve të prekin stemën e Liverpoolit

Dy vite më parë, Jurgen Klopp, i ndaloi lojtarët e tij që të preknin stemën e Liverpoolit duke dalë nga tuneli i “Anfield Road”, ritual i “reds”-ave ndër vite.

Gjermani shpjegon vendimin e tij: “U kam thënë futbollistëve të mi që të mos e prekin stemën ‘This is Anfield’ derisa të fitojnë diçka. Kjo në shenjë respekti”.