Holandezi i famshëm gjykon Barcelona-Liverpool

Do të jetë arbitri i famshëm holandez, Bjorn Kuipers, ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen mes Barcelonës dhe Liverpoolit, mbrëmjen e sotme në “Camp Nou”.

Hera e fundit që ka gjykuar skuadrën spanjolle ka qenë në sezonin 2016-2017, kur barazoi 0-0 me Juventusin në çerekfinale dhe u eliminua.

Në total Barcelona ka 2 fitore me të si arbitër, 4 barazime dhe 1 humbje.

Më i mirë është bilanci i Liverpoolit, që ka 2 fitore dhe 1 barazim në Champions dhe 2 fitore të tjera në Ligën e Europës.