FOTO/ De Ligt futet në histori, kapiteni i Ajaxit vendos këtë rekord në CHL

Matthijs De Ligt edhe pse në moshë fare të re, është kthyer në liderin e Ajaxit në sukseset e njëpasnjëshme që po arrin në këtë sezon.  

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit,  mbrojtësi holandez u bë kapiteni më i ri në historinë e Champions League që luan në fazën e gjysmëfinaleve.

Vetëm 19 vjeç e 261 ditë, De Ligt udhëhoqi skuadrën drejt fitores në transfertën londineze.

Edhe në faqen zyrtare të FIFA-s, publikohet fakti që De Ligt bëhet kapiteni më i ri i gjysmëfinaleve të Championsit.

Talenti holandez ka mundësinë për të shkuar në finale dhe për ta vendosur edhe aty rekordin e tij, që më parë deri në gjysmëfinale mbahej nga Cesc Fabregas.