FOTO/ Dalin pamjet se si do duket stadiumi i Napolit pas rikonstruksionit

Stadiumi i Napolit, “San Paolo”, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni gjatë kësaj vere, ndërsa puna ka nisur që tani, me heqjen e ndenjëseve plastike.

Drejtuesit e klubit synojnë të shfrytëzojnë periudhën e verës, për të ndërhyrë në impiant dhe për ta bërë atë më modern dhe praktik për tifozërinë.

Ndërkohë, në media kanë dalë edhe fotot e para të projektit se si do të duket “San Paolo”, pasi t’i nënshtrohet rikonstruksionit.