FOTO/ ‘Rama ik’, pushton Sarandën

Me parrullat “Rama ik” dhe “Poshtë hajdutët” duket se ka zbardhur mëngjesi i sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ndërkohë që dita e sotme shënon “1 Maji”, Festa e Punëtorëve, qytetarë të Sarandës  kanë vendosur të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë dhe kryeministrit duke shkruar në objekte të ndryshme me bojë grafiti këto parrulla.

Nga fotot vihet re se shkrimet gjenden kudo në rrugë, objekte banimi, madje nuk janë kursyer as kazanët e plehrave.

Nëse kishte dyshime për ditën e sotme nëse duhet të jetë “festë apo protestë?”, këta qytetarë të Sarandës e kanë shprehur hapur se “1 Maji” i 2019-ës është për të protestuar.