", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Manjola Nallbani përgatit surprizën e madhe për fansat e saj

 Duke qenë se Manjola të gjithë jetën ja ka dedikuar muzikës, ka përgatitur një surprizë të madhe për fansat që e kanë ndjekur hap pas hapi gjatë kësaj kohe.

Këngëtarja ka treguar se në 16 maj të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë një koncert recital të sajin, i cili do të ketë një ndërthurje të krijimtarive të Manjolës ndër vite.

Nallbani ka publikuar në ‘Instagram’ një video promovuese për koncertin e saj, që do të mbahet në qendrën e kulturës në “Katedralen Ortodokse Tiranë”.

 “Ju ftoj në koncertin tim recital ‘Jetë me ju’ ashtu siç kanë qenë të lidhura të gjitha këto vite të jetës sime. Ju dua”, ka shkruar Manjola në postimin e saj.

Këngëtarja ka zgjedhur Elton Dedën si drejtues të orkestrës dhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe, Kastriot Tusha, Egland Hasa, Eli Fara, Shkëlzen Jetishi dhe Rezart Veleshnja për ta shoqëruar në skenë.

View this post on Instagram

16 Maj Qendra e Kultures - Katedralja Ortodokse -Tirane Ju ftoj ne koncertin tim recital live “JETE ME JU” -ashtu sic kane qene te lidhura te gjitha keto vite te jetes time. Per me teper ndiqni spotin???????? Ju dua??

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on