‘Çfarë bën Kryeministri në atë tavolinë në rast se nuk ka zgjidhje?' Ja si ulëriste Rama në 2010 dhe çfarë thotë sot …

‘Çfarë bën Kryeministri në atë tavolinë në rast se nuk ka zgjidhje?!

Kështu shprehej duke ulëritur Edi Rama në vitin 2010, gjatë kohës kur ishte në krye të opozitës shqiptare.

“Detyra jote minimale, është ti japësh zgjidhje kësaj krize e cila i ka rrënjët te kutitë e mbyllura të zgjedhjeve”, thoshte ndër të tjera Edi Rama.

Po sot çfarë thotë Kryeministri?

Opozita ka pothuaj 3 muaj që është në protesta të vazhdueshme pas provave dhe fakteve kokëforta të blerjes së zgjedhjeve të para dy viteve.

Dy dosje me mijëra faqe dhe orë përgjimi, me numrat 339 dhe 184, janë në prokurori, dosje në të cilat Rama dhe njerëzit e tij më të afërt janë të implikuar direkt në blerjen e zgjedhjeve, për më tepër, përmes mbështetjes së grupeve më të rrezikshme kriminale në vend.

Në ndryshim nga ajo që thoshte në vitin 2010, Edi Rama “ka harruar” detyrën sipas tij, më elemntare që një kryeministër ka: Gjetjen e zgjidhjes për daljen nga kriza e rëndë politike, sociale dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin.

Ndiqeni vetë në videon më poshtë se çfarë thoshte Rama atëherë dhe cfarë thotë dhe bën sot: