FOTO/ Tabloja e ditës pasi mundi serbët: 'Haradinaj i vetëm në Berlin'

Ramush Haradinaj iu desh që i vetëm të përballonte ditën e djeshme në Samitin e Berlinit, presionit për te ndryshuar taksën 100 për qind që qeveria e Kosovës i ka vendosur mallrave serbe, por edhe idesë së sponsorizuar nga Thaçi, Rama dhe Vuçiç për shkëmbimin e territoreve.

Haradinaj me të drejtë ka dalë i fituari i vetëm nga ky Samit, ndërsa Rama dhe Thaçi humbësit e mëdhenj.

Kjo fitore e Haradinaj nuk ka mbetur edhe jashtë vëmendjes së rrjeteve sociale të cilët e kanë përshkruar si një luftëtar antik me diçiturën “I vetëm në Berlin’