Samiti i Berlinit dobësoi Thaçin, Haradinaj: ‘Ra teza e shkëmbimit të territoreve’

Samiti i Berlinit nxorri jashtë loje Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ideatorët e shkëmbimit të territoreve mids Kosovës dhe Serbisë, si edhe forcoi rolin e kryeministrit Haradinaj.

Gazetat gjermane, raportojnë se samiti i së hënës theksoi rënien e tezës së shkëmbimit të territoreve.

‘Tagesspiegel’ shkruan se Hashim Thaçi doli i dobësuar nga ky samit. Kurse kryeministri Ramush Haradinaj foli për gazetën ‘Die Ëelt’. Shkrimi më poshtë:

‘Në Samitin e Ballkanit në Berlin, krerët e shteteve dhe qeverive të Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për një takim tjetër. Sipas Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, takimi do të mbahet në Paris më 1 dhe 2 korrik.

Haradinaj tha në një bisedë me ‘Ëelt’: “Të gjithë palët janë zotuar që të jenë aty. Unë besoj se do të jetë një takim dypalësh mes Kosovës dhe Serbisë bashkë më presidentin Macron dhe kancelaren Merkel”.

Propozimin për takimin e bëri kancelarja federale dhe presidenti francez. Ai përsonalisht, thotë Haradinaj, sugjeroi që në takim të ftohej edhe SHBA si një ‘garanci për arritjen e një marrëveshje’.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kishin ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacinë dhe Slloveninë të hënën për një darkë në Berlin. Qëllimi ishte që të sillte lëvizje në konfliktin e bllokuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyra e kancelares njoftoi gjatë natës se Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Të dy vendet do të kontribuojnë në mënyrë konstruktive nëpërmjet BE-së për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Nuk ka parakushte për vazhdimin e dakordësuar të bisedimeve, tha Haradinaj në një intervistë me ‘Ëelt’. “Dialogu nuk do të jetë i lidhur me shfuqizimin e tarifës prej 100 përqind apo me ndonjë kusht tjetër”. Kosova i imponoi këto tarifa për mallrat serbe pasi Serbia pengoi pranimin e Kosovës në Interpol.

Para takimit ishte diskutuar ideja e një shkëmbimi territorial mes Serbisë dhe Kosovës, si mënyrë për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve. Kritikët paralajmëruan se kjo mund të çojë në kërkesa të ngjashme nga pakicat e tjera në rajon, duke sjellë një rindezje të konflikteve. “Shkëmbimi i territorit është hequr nga tryeza,” tha Haradinaj për ‘Ëelt’. Edhe zhvendosja e kufijve është përjashtuar.

 

Kohët e fundit është përkeqësuar situata mes Serbisë dhe ish-krahinës serbe të Kosovës. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, por Serbia nuk e njeh.’