Gjermania i dha duart, Edi Rama në dëshpërim, sulmon mediat

Asgjë më shumë nuk është pasqyruar në median shqiptare dhe në deklaratat e opozitës shqiptare për Samitin e Berlinit, përveçse çfarë kanë shkruar mediat ndërkombëtare dhe veçanërisht DË si medie zyrtare e vendit mikpritës.

Por Edi Rama në vend që të marrë përgjegjësi dhe të tregojë të vërtetën se çfarë i thanë Merkel dhe Macron, ka zgjedhur sërish rrugën e gjetjes së ‘armiqve’ brenda zërave kritikë në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi mesditën e sotëm në Twitter, Rama drejton gishtin sërish drejt ‘kazanëve’ mediatik në Shqipëri dhe pasi i akuzon për ‘ligësi’, premton sërish siç ka bërë 6 vite rresht, se Shqipëria nuk do të dështojë dhe dialogu vazhdon!

Ndërkohë që shqiptarët presin hapjen e negociatave siç ju tha vitin e kaluar, ai ju jep lajmin se vazhdon dialogu i cili ka nisur që 29 vite më parë.

‘I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush’, shkruan sot Rama, në Twitter.