'Vdes Adolf Hitler', njihuni me ngjrajet kryesore të 30 prillit

Sot data shënon 30 prill. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

 

Ngjarje

313 - Perandori romak Liciniusi bashkoi tërë Perandorinë Lindore Romake nën udhëheqjen e tijë.

1838 - Nikaragua shpalli pavarësi nga Federata Qendrore Amerikane.

1900 - Havajet u bënë pjesë e SHBA-ve.

1907 - Honolulu, Hawaii u bë qytet i pavarur

1910 - Beteja e Kaçanikut

1945 - LDB - Fuehrerbunker: Adolf Hitler dhe Eva Braun bënë vetëvrasje, një ditë pasi u martuan.

1991 - Cikloni tropik la të vdekur 138,000 njerëz në Bangladesh.

1993 - U paraqit World Wide Web në CERN.

1993 - Për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar filloi emitimin Virgin Radio.

1995 - Presidenti amerikan Bill Clinton u bë presidenti i parë amerikan i cili vizitoi Irlandën e Veriut.

2002 - Referendumi i mundëson politikanit pakistanez Pervez Musharraf të ushtrojë postin e presidentit edhe për pesë vite në vazhdim.

2015 - Borxhi publik shqiptar mbërrin në 1 trilion lekë nën drejtimin e qeverisë Rama. Borxhi i grumbulluar arrin në 72% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Lindje

1946 - Carl XVI, mbret i Suedisë

1982 - Kerstin Dunst, aktore

Vdekje

1632 - Zygmunt III, mbret i Polonisë dhe Suedisë (lindi më 1566)

1945 - Adolf Hitler, politikan gjerman, kryeministër nazist dhe udhëheqës i Gjermanisë naziste (lindi më 1889)

1945 - Eva Braun, aktore gjermane, gruaja e Adolf Hitlerit (lindi më 1912)

1989 - Sergio Leone, regjisor, skenarist dhe prodhues filmash italian. (Lindi në Romë më 3 Janar 1929)

2011 - Ernesto Sabato,shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe(l. 1911).

Festa dhe përvjetore

Vietnami - Dita e fitores