Evakuohen 8 mijë persona për shkak të përmbytjes

Në zonat lindore të Kanadasë është urdhëruar evakuimi i rreth 8 mijë personave, për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve të ditëve të fundit.

Më shumë se 6 mijë njerëz janë evakuuar me urgjencë vetëm në orët e para të së dielës së 28 prillit në Sainte-Marthe-sur-le-Lac, qytet pranë Montrealit pas prishjes së papritur të një dige.

Nuk raportohet ende për të vdekur apo për të zhdukur, por rreth një e treta e banorëve të qytetit kanë lënë shtëpitë e tyre.

Diga është ndërtuar 40 vite më parë, ndërsa vetëm në vitin 2017 u rikonstruktua pjesërisht.

Kryebashkiaku i qytetit ka thënë se është ende herët për të njohur shkaqet e shembjes.