Ish e dashura e Justin Bieber në lidhje me yllin e Formula 1

Ylli i Formula1, Lewis Hamilton po shijon jetën personale dhe një lidhje të re dashurie duke e lënë në harresë kampionatin e Formula 1.

Kampioni në fuqi është parë të shoqërohet shumë shpësh me modelen spanjolle Cindy Kimberly.

Gjithsesi, që mes tyre ka nisur një histori dashurie është hedhur poshtë nga vetë 20 vjeçarja, por ka lënë gjithçka të hapur për një marrëdhënie me britanikun. 

"Tani për tani jemi miq. Nuk e përjashtojmë askënd në përgjithësi ... Të gjitha miqësitë janë të hapura për dashuri. Zemra ime është 70% e pushtuar: Kjo është për shkak të macet e mia dhe nënës sime", tha Kimberly kur u pyet.

Më parë, Kimberly ka pasur një marrëdhënie pasionante me këngëtarin e rrymës POP, Justin Bieber.