Regjisorit të njohur familja vendos t’ia heqë të hënën tubin e oksigjenit, që e mban në jetë

Familja e John Singleton tha, se regjisorit të nominuar për Oskar do t’i hiqet gjatë të hënës tubi i oksigjenit, që e mban në jetë, pasi ka pësuar një goditje në tru rreth dy javë më parë.

“Me zemër në dorë në një moment shumë të rëndë, në jemi të detyruar t’ju njoftojmë se djali ynë i dashur, babai dhe miku, John Daniel Singleton do t’i nënshtrohet eutanazisë, ose siç njihet ndryshe heqja e tubit të oksigjenit që e mban në jetë”, lexoi deklarata. “Ky ishte një vendim i tmerrshëm, që familja jonë mori, gjatë shumë ditësh konsultim, me këshillën e kujdesshme të mjekëve të John”.

Drejtori 51-vjeçar i “Boyz in the Hood”,  “Poetic Justice” dhe shumë  filmave të tjerë ka qenë në kujdesin intensiv të mjekëve në një spital të Los Anxhelosit, që kur ai pësoi një goditje në tru më 17 prill. Një gjykatë është mbledhur javën e kaluar nga nëna e tij, Shelia Ward, e cila kërkoi që ajo të emërohet konservatore e përkohshme e Singleton, në mënyrë që të marrë vendime mjekësore dhe financiare, për sa kohë që ai është i paaftë.

Nëna e tij tha në gjyq se Singleton ishte në koma. Por të premten, vajza e Singleton, Kleopatra Singleton, 19 vjeç, paraqiti një deklaratë që kundërshtonte këtë deklaratë. Ajo pohonte se babai i saj nuk ishte në koma dhe se mjekët nuk “kishin një diagnozë konkrete.” Ajo kundërshtoi gjyshen e saj, duke kërkuar të bëhet kujdestare e tij.

John Singleton u nominua për një Oskar për "Boyz N the Hood" në vitin 1991. Projektet e tij të kohëve të fundit përfshijnë seri televizive "Snowfall".

Ndërsa lajmi se Singletonit do t’i tubi i oksigjenit që e mban në jetë, shumë njerëz i lartësojnë punë e regjisorit të njohur. Jordan Peele, regjisori "Get Out" dhe "Us" e quajti atë "një artist trim dhe një frymëzim i vërtetë".

"Vizioni i tij ndryshoi gjithçka", tha Peele.