Matthijs de Ligt: Ja sa miliona euro duhet të paguajnë klubet për mua

Matthijs de Ligt nuk beson se skuadra e tij do ta shesë kartonin e tij më shumë se 75 milionë euro.

Gjatë një bashkëbisedimi në “Instagram”, ylli i mbrojtjes së Ajax, Matthijs de Ligt, ndër të tjera i është përgjigjur edhe pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij.

“Nuk besoj se do të më shesin për një shifër më të lartë se ajo që morën për Frenkie de Jong, (mesfushori u ble nga Barcelona për 75 milionë euro plus 11 milionë të tjerë në bonuse)”, u shpreh De Ligt, i cili me performancën e tij fantastike ka tërhequr vëmendjen e klubeve më gjigantë të Europës.

“Zakonisht mesfushorët kushtojnë më shumë se mbrojtësit, pastaj varet nga Ajax. Frenkie u largua për një shifër të konsiderueshme, kështu që do të shohim”, deklaroi De Ligt, i cili konfirmoi se deri tani nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me të ardhmen e tij.