Totteham merr lajmin e mirë para duelit me Ajaxin, rikthehet...

Skuadra e Tottenham Hotspur ka marrë një lajm të madh para përballjes me Ajax Amsterdam në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions Leagues.

Para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme, në stërvitjet e skuadrës nga Londra është kthyer Moussa Sissoko, i cili pritet të jetë ndihmë e madhe për Mauricio Pochettinon.

Skuadra nga Premierliga po përballet me shumë dëmtime në pjesën më kritike të sezonit, dhe rikthimi i francezit është lajm shumë i mirë.

Me skuadrën gjithashtu është stërvitur edhe Jan Vertonghen, i cili humbi ndeshjen e së shtunës kundër West Ham.

Por, akoma për skuadrën e Tottenhamit do të mungojnë Harry Kane, Harry Winks, Erik Lamela dhe Serge Aurier.

Gjithashtu, mungesë e madhe do të jetë edhe Heung Min Son, i cili është pezulluar.