Alketa Vejsiu përlotet në emision: Nuk e kuptoj pse gjithë ky negativitet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit me postimet e ndryshme në ‘Instagram’ ku zbuloi idenë e produksionit të televizionit Klan për të realizuar ëndrrën e Xhejsonit, një prej të vegjëlve të ‘Në Kurthin e Piter Pan’. Alketa bashkë me grupin e xhirimit të televizionit të njohur udhëtuan drejt Myshqetasë për të vizituar familjarët dhe shtëpinë ku jeton i vogli. Ata u zotuan dhe bënë thirrje që të gjithë të kontribuojnë në përmirësimin e jetës për Xhejsonin.

Reagimet ndaj këtij propozimi nuk qenë të gjitha pozitive, por pak minuta më parë me nisjen e programit dedikuar fëmijëve, Alketa Vejsiu u shfaq shumë e emocionuar teksa prezantoi me më shumë detaje nismën që lidhej me Xhejsonin. Teksa nisi të fliste, moderatorja nuk arriti të përmbajë lotët dhe rrëfeu: “Kemi qenë në kontakt prej ditësh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kemi zbuluar disa detaje nga vizita në shtëpinë e Xhejsonit. Kam parë shumë komente dhe jam përballur me to, madje një pjesë nuk kanë qenë pozitive. Nuk e kuptoj pse gjithë ky negativitet, kjo nismë nuk duhet ndyer. Unë dua të them se jam shumë e prekur nga realiteti që pash atje. Unë vetë kam jetuar në një shtëpi që fuste ujin brenda dhe ja kam dalë të jem këtu ku jam”.

Më tej u transmetua video me momentet speciale nga xhirimet në shtëpinë e të voglit dhe moderatorja bëri thirrje që të gjithë të kontribuojnë për Xhejsonin, që të vijë në Tiranë dhe të shkollohet e të jetojë më mirë.