Genta Ismajli: Vitin tjetër do të bëhem nënë!

Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në Pesë” se më shumë gjasa do të bëhet nënë vitin që vjen.

Genta e ka rrëfyer prej kohësh dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve, por kur u prononcua në “Ftesë në Pesë” ajo shpërtheu pak sekonda më pas në të qeshura. Kështu, Genta krijoi dyshime në lidhje me vërtetësinë e deklaratës së saj.

Genta foli edhe për partnerin e saj ideal, duke zbuluar disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër. “Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, u shpreh këngëtarja.