Vrasje të vogla/ Merve mëson se Serhan e tradhton, ja ç’do ndodhë nesër

Serhan e takon Ojan në kafene dhe e pyet për historinë e Edipit. Oja e anashkalon temën dhe e pyet Serhanin si po i shkon puna dhe nëse ka pasur atake paniku. Serhan i thotë Ojas se ata nuk mund ta shohin njëri-tjetrin miq dhe mes tyre ka diçka.

Merve shkon sërish në shtëpinë e Edipit dhe i thotë se e ka kuptuar që e pëlqen shumë Ojan. Edip vihet në siklet pasi Merve e ka kapur mat. Merve kërcënon Edipin se do i tregojë Ojas. Edip është i bindur që Oja nuk do e besojë Merven.

Merve i ofron të bashkëpunojnë. Ajo nuk do t’i tregojë Ojas ndërsa Edip nuk do t’i tregojë Serhanit dhe Tajlanit historinë. Edip pranon. Ai shkon në shtëpinë e Ojas dhe i thotë t’i japin fund gënjeshtrës së tyre. Merve fillon të dyshojë për Serhanin pasi ai fle në divan.

Ajo kontrollon çantën e tij të punës dhe rrobat për të gjetur prova. Mehmet dhe Burxhu bëjnë plan të kalojnë ditën me fëmijët. Mehmet njofton Arzun. Arzu përlotet dhe pranon. Ajo përpiqet t’i shpjegojë Nilajit situatën.

Merve pyet Arzun si e kuptoi që Mehmet e tradhtonte. Arzu i tregon që Mehmet filloi ta gënjente për çdo gjë dhe flinte në divan. Merve kujton Serhanin dhe mendon se ai e tradhton. Ajo pyet Arzun nëse ka vënë re ndonjë gjë të dyshimtë tek Serhani në kompani.

Arzu nuk i tregon gjë. Merve shkon në kompani dhe i sheh punonjëset me dyshim. Ajo pyet Serhanin nëse ka ndonjë problem por ai e mohon.

Mehmet dhe Burxhu shkojnë në parkun e lojërave me fëmijët. Burxhu i tregon Nilajit që e kupton shumë mirë çfarë ndjen pasi edhe prindërit e saj janë divorcuar./revistawho