Si u lut Endri Fuga me urdhërin e Ramës të ndryshojë postimin në fb të DW në shqip

Deutche Welle raportoi më herët në profilin e saj në facebook se takimi në Berlin midis kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama zgjati më pak se 30 minuta.

Por vetëm pok minuta më pas DW u detyrua ta modifikojë postimin duke hequr pjesën e kohëzgjatjes së takimit ku në hyrje shkruante: ‘Më pak se gjysmë orë kishte Merkel në takimin me Ramën para se në orën 17.00 të përshëndeste Presidentin Francez Macron. Për Shqipërinë ka shumë rëndësi çelja e negociatave, por momentalisht kjo është e pasigurtë.’ shkruan DË.

Nuk dihet çfarë e ka detyruar seksionin shqip të DW të ndryshojë në kohë rekord postimin e parë, edhe pse thuhet se ka qenë një lutje e Endri Fugës me urdhër të Edi Ramës, që i ka detyruar të ndryshojnë postimin.

Por megjithëse ndryshoi postimin minutat e takimit ngelen po ato, as 25 minuta.