FOTO/ ‘Na këputët shpirtin, nuk e meritonin këtë fund Joni dhe Keli’, rrjeti vajton dy viktimat e djeshme të Laçit

Vrasja e dy kushërinjve Jushi, mbrëmjen e djeshme në Laç, ka tronditur të gjithë opinionin publik dhe ka vënë kujën e mortit te familjarët.

Një konflikt banal me disa persona të tjerë, u mori jetën të rinjve Mikel Jushi 35 vjeç dhe Jani Jushi 30 vjeç.

Një prej të afërmve të dy viktimave ka postuar një foto të të dyve në rrjetet sociale, duke shkruar mbi to: “Na këputët shpirtin”.

Ndërsa nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve të tjerë, të cdilët flasin me superlativa për dy të rinjtë e vrarë një ditë më parë.