Wanda Nara e bën Icardin të pavdekshëm: Do qëndrojë 150 vjet tek Interi

Wanda Nara ka pohuar se Mauro Icardi dëshiron të qëndrojë në Interit për 150 vitet e ardhshme.

Interi po merr në konsideratë shitjen e Icardit pas problemeve të fundit, por ndryshe mendon Wanda, agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij.

“Mauro dëshiron të qëndrojë, kjo është zgjidhja e tij”, tha Nara për Tiki Taka.

“Nëse Spalletti qëndron tek Interi për 100 vitet e ardhshme, Mauro do të qëndrojë për 150 vitet e ardhshme. Kështu m’u përgjigj kur e pyeta, plus ai është ende i ri”, shtoi ajo.

Icardi luajti titullar në Derbin e Italisë kundër Juventusit, duke u ndihmuar zikaltërve në barazimin 1-1.

“Derbi i Italisë është gjithmonë Derbi i Italisë. Nuk e dija se Icardi do të luante nga fillimi. Atmosfera ishte e qetë, më pëlqeu”, theksoi bashkëshortja e sulmuesit zikaltër.