FOTO-VIDEO/ Edhe makinë edhe varkë, një ndër përvojat më të bukura

Mund t’ju shërbejë shumë pak njerëzve, por në të vërtetë shumë pak gjëra janë më tërheqëse sesa të drejtosh një makine në det. 

A është një varkë? A është makinë? Në të vërtetë, është më e mira e të dyjave, një automjet amfib, i ndërmjetëm.

Kjo është zgjidhja ideale për këdo që dëshiron të shkojë në bregdet dhe pastaj të vazhdojë udhëtimin drejt detit pa u ndalur aspak.

50 vitet e fundit, Tim Dutton ka qenë në krye të firmës e cila planifikonte ndërtimin e një makine e cila mund të lundronte edhe në det. Ai filloi në vitin 1969 dhe është me të vërtetë krenar për faktin se Dutton është kompania më e vjetër e makinave në botë që është ende në pronësi të plotë nga themeluesi i saj.

Ndodhet në një punëtori në fshatin e bukur të Littlehampton pranë lumit Arun. Vizitorët mund të marrin një makinë lundruese për t’u argëtuar gjatë lundrimit. 

Shumica e shoferëve / kapitenëve duan vetëm të argëtohen por ama ajo mund të përdoret edhe për arsye dhe qëllime serioze. 
Tim shiti disa për ushtrinë, dhe detarët i duan ato.

Marrë nga: theguardian.com- Përgatiti F.H, SYRI.net