Arjon Muça flet për herë të parë për lidhjen me bjonden që ja fsheh gjithmonë fytyrën

Të gjithë e njihni Arjon Muçën i cili ka qenë banor i “Big Brother Albania 2” dhe më pas kaloi në botën e televizionit si moderator. Ai ka qenë shpesh i lakuar në media edhe për lidhjet e tij të dashurisë. Pas historisë së përfunduar me ish velinën bionde, Viola Spiron, Arjoni e ka mbajtur pak hermetike lidhjen e tij të dashurisë dhe nuk është se kemi patur shumë informacion për të.

Moderatori simpatik është në një lidhje me një vajzë bjonde e cila jeton jashtë vendit. Identitetin e saj Arjoni nuk e ka bërë kurrë publik mirëpo i ftuar në "Thumb", moderatori ka zbuluar më shumë për lidhjen e tyre.

Arjoni ka treguar se me të dashurën takohet një herë në muaj duke qenë se ajo jeton jashtë dhe gjatë kohës që janë larg flasin me anë të rrjeteve sociale.

"Nuk është e vështirë sot të mbahet lidhja në distancë. Para disa ditësh që ra Facebook dhe Instagram, po ishte e vështirë se nuk kishim si të flisnim. Unë më shumë flas me të kur jemi në distancë sesa kur jemi live", u shpreh Arjoni.

Moderatori tregoi se e dashura e tij vazhdon shkollën dhe nuk dëshiron që t'ja ndërpresë rrugëtimin prandaj e ka menduar që të shkojë të jetojë atje në të ardhmen.

Arjoni ka treguar gjithashtu arsyen përse nuk publikon asnjëherë foto me të dashurën e tij me të cilën është në një lidhje prej 5 vitësh.

“Kanë qarkulluan disa foto në internet por pasi ti e vendos gishtin në prizë dhe të zë korenti atëherë e kupton cfarë është privatësia. Isha më i vogël dhe mendoja që do ta ndaj nuk ka ndonjë problem. Por kur ndan të mirat harron që në një moment do të ndash edhe të këqijat. Kur digjesh, mëson se ajo lidhje të përket ty. Gjithsesi unë dal më të në rrugë dhe është diçka publike dhe në Instagramin e saj jam shumë prezent.”- përfundoi ai.