Ndalohen perçet: Sri Lanka ndalon gratë myslimane të mbulojnë fytyrën, pas terrorit gjatë Pashkëve

Gratë myslimane janë ndaluar të mbajnë perçe në fytyrë, sipas një ligji që e miratoi me urgjencë presidenti i Sri Lankës, pak ditë pasi më shumë se 250 persona u vranë në një seri bombardimesh në kryeqytetin e këtij vendi, Colombo.

Zyra e Maithripala Sirisena tha se çdo veshje apo send që do të pengonte identifikimin e fytyrës së një personi do të ndalohej.

Kjo masë pason diskutimet e fundit të kabinetit mbi perçet e fytyrës. Qeveria kishte thënë se do ta vononte vendimin derisa të mbaheshin bisedime me klerikë islamikë, sipas këshillës së kryeministrit Ranil Ëickremedinghe.

Një javë pas sulmit ditën e Pashkëve, kishat katolike të vendit qëndruan mbyllur për shkak të sigurisë.

Megjithatë, z.Sirisena dhe z. Ëiskremesinghe morën pjesë në një meshë në televizion në rezidencën e kardinalit Malcolm Ranjith, arqipeshkëv i Colombo./SYRI.NET