FOTO/ Moderatorja e njohur shqiptare takon Antonio Banderas dhe tregon ç'i bëri

Moderatorja shumë e njohur Fjodora Fjora së fundmi ndodhet në Francë ku siç ka treguar dhe vetë ajo ndodhet në një restorant dhe ka rastisur me aktorin e pëlqyer nga të gjithë sidomos nga femrat Antonio Banderas.

Fjodora fillimisht e ka filmuar Antonion nga larg dhe i ka pyetur fansat nëse duhet t'i flasë apo ta lë të qetë.

"Më shkoi dreka në kurriz duke parë Antonio Banderas", shkruan moderatorja në postimin tjetër.

Por më pas Fjodora e ka marrë guximin për t'i kërkuar një foto Antonios i cili është treguar shumë i sjellshëm.

"Dhe më në fund e takova. Ai është kaq i sjellshëm sa të bën ta adhurosh më shumë", shkruan Fjodora.