Identifikohen dhe shpallen në kërkim, vrasësit e dy kushurinjve Jushi në Laç

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy djem, Markel Bushi dhe Vinçens Bushi për vrasjen e dy kushurinjve Jushi në Laç mbrëmjen e djeshme. Pas vrasjes, të dy janë arratisur.

Viktimat janë Mikel Jushi, 35 vjeç, pronar i një lokali në qendër të qytetit dhe Jani Jushi, djali i xhaxhait, 30 vjeç. Vrasja e tyre ka ndodhur pas një sherri banal me autorët në lokal në orën 20:50 të së dielës, 28 prill. Pasi autorët kanë nxjerrë armët, dy kushurinjtë kanë ikur me vrap, por ata i kanë arritur dhe pas 100 metrave, i kanë qëlluar me pistoletë. 

Mikel dhe Jani Jushi u dërguan të plagosur rëndë në një spital në Tiranë, por nuk arritën të shpëtojnë. Mësohet se edhe viktimat ishin të armatosur.

Mikel Jushi në foto: