Zgjedhjet në Spanjë, ja kush kryeson

Në Sapnjë u mbjatën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas sondazheve dhe anketave socialistët e kryeministrit në largim Pedro Sanchez kryesojnë rezultatet.

Sondazhet nuk nxjerrin asnjë parti fituese të vetme të shumicës së nevojshme për të formuar qeverinë.

Ndërkohë partia e ekstremit të djathtë Vox ashtu siç ishte parashikuar, pritet të fitojë votat të mjaftueshme për t’u futur në parlament, duke u bëra e para e ekstremit të djathtë që merr deputetë që nga viti 1982.

Të dhënat e para tregojnë se përqindja e qytetarëve që dolën në votime ishte shumë e lartë, ndërkohë analistët druajnë se formimi i qeverisë së re do të kërkojë disa muaj negociata.

Kjo janë zgjedhjet e treta kombëtare në katër vjet dhe dy partitë kryesore mbeten, Socialistët dhe Partia Popullore Konservatore. Nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve, nëse dështojnë negociatat për formimin e qeverisë.