'Ringjallja e Krishtit festohet në mbarë botën, ‘Ringjallja’ e Baton Haxhiut përbuzet mes shqiptarëve'
Të gjithë e kemi dëgjuar rrëfimin e Baton Haxhiut se, gjatë luftës ai u shpall i vrarë nga serbët me qëllim kthimin e tij në një hero. Por nuk zgjati shumë dilema dhe Batoni u shfaq sërish i gjallë dhe “më i fortë” se më parë.
Kjo ishte ringjallja e gazetarit nga Kosova, e cila është e dyta në historinë e njerëzimit pas Krishtit.
Kështu shprehet edhe gazetari Ylli Dylgjeri, i cili shprehet se, nëse ringjallja e Krishtit festohet në mbarë botën, ringjallja e Baton Haxhiut përbuzet mes shqiptarëve.
Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:
Dy raste njeh njerëzimi të Ringjalljes
Rasti i parë është ringjallja e Krishtit dhe e dyta rasti i Baton Haxhisë pasi e vranë serbët.
Rasti i parë kujtohet e festohet në mbarë botën
Rasti i dytë kujtohet e përbuzet me shqiptarëve
Për Krishtin ndahen vezë të kuqe
Për Batonin ndahen grurë me hormone
Për Krishtin, janë engjëjt dëshmitarë
Për Batonin, është Thaçi e Klani dëshmitarë