EMRAT/ Konfirmohen dy viktimat e përplasjes me armë në Laç, ndërruan jetë në spital
Konfirmohen dy viktimat e përplasjes me armë në Laç.
Siç mëson Syri.net, ata janë Mikel Jushi dhe Jani Jushi, kushërinj me njëri-tjetrin.
Të dy viktimat kanë ndërruar jetë në një prej spitaleve privatë në Tiranë.
Mësohet se Mikel Jushi, 35-vjeç, ishte pronari i një lokali në zonë, ndërsa 30-vjeçari Jani Jushi ishte djali i xhaxahit të tij
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet se nga përplasja ka edhe persona të plagosur.