VIDEO/ Emocionuese, Bari ngjitet një kategori më lart, 20 mijë tifozë festojnë në ‘San Nicola’

Javën e shkuar Bari me fitoren që ka mori ndaj Troinës, siguroi ngjitjen në Serinë C, pra në ligën profesioniste të Italisë.

Festa e vërtetë e kësaj nisje të ngjitjes në elitë ka ndodhur sot, pasi në stadiumin “San Nicola”, kanë qenë 20 mijë tifozë që kanë mbështetur skuadrën e tyre, në një ndeshje pa rëndësi me Rotondan.

Bari ka qenë një nga klubet, e cila ka qëndruar për shumë vjet në Serinë A.

Kujtojmë që tashmë president i ekipit historik të Barit, është djali i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis.