VIDEO/ Futbollisti shqiptar jep këtë asist në Francë

Arbër Zeneli është duke kaluar një formë fantastike në Francë, me skuadrën në të cilën aktvizohet, Reims.

Në sfidën e sotme përballë Angers në transfertë, sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ka dhuruar një asist shumë të bukur në golin e epërsisë, i cili nuk mjaftoi për të marrë fitoren.

Zeneli në Francë, që prej muajit janar që është pjesë e skuadrës së Reims, ka luajtur plot 11  ndeshje, ku ka shënuar dy herë dhe ka dhënë 3 asiste.