Sarri krahason Higuain me Luis Suarez kur luante te Liverpooli

Maurizio Sarri është i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Manchester United, por thotë se skuadra e tij mund ta kishte fituar ndeshjen në “Old Trafford”.

“Në 20 minutat e para kishim probleme me distancën mes Higuain dhe mesfushës. United është shumë i rrezikshëm kur ka hapësira përpara dhe ishim në vështirësi, por në pjesën e dytë kontrolluam ndeshjen dhe mund të kishim fituar.

Higuain? Për një sulmues është e vështirë të përshtatet me Premier League. Mbaj mend Suarez te Liverpool në sezonin e parë shënoi vetëm tre gola. Pastaj 16, më pas 24, por është e vështirë të përshtatesh. Mendoj se në sezonin e ardhshëm do të jetë në gjendje të shënojë më shumë gola”, deklaroi Sarri.