U aksidentua pranë Gjirit të Lalzit, i riu humb jetën në spitalin e Traumës
Një aksident i rëndë u raportua në orët e pasdites në fshatin Aramath pranë Gjirit të Lalzit në Durrës, ku një mjet në lëvizje goditi një këmbësor.
Edhe pse shtetasi M.Ll, 23 vjeç u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ai nuk mundi ti shpëtonte plagëve të rënda të marra.
I ndaluar për këtë aksident ndodhet drejtuesi i mjetit 48 vjeçari, A.L
Njoftimi i policisë:
Manëz
Informacion Paraprak
Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 , në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”, shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.