Apeli i ish-deputetit nga 'thesari' i historisë sonë: Butrinti, jo fasadat, duhet të jenë prioriteti i qeverisë

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ngre alarmin për situatën në të cilën gjendet një prej pasurive më të mëdha të vendit, Parku Arkeologjik i Butrintit.

Ish-deputeti, që ka shfrytëzuar fundjavën dhe festën e Pashkëve për të vizituar “thesarin” e historisë sonë, shprehet se, Butrinti dhe jo fasadat duhet të jenë prioriteti i qeverisë.

“Ditë e mrekullueshme në Butrint. Mbi 2 mijëvjeçarë histori nga lashtësia në mesjetë. Butrinti është thesari më i çmuar i historisë sonë dhe një pasuri e njerëzimit. Fatkeqësisht, Butrinti ka nevojë për investime në mirëmbajtje që të mos rrënohet nga koha. Butrinti, jo fasadat, duhet të jenë prioriteti i qeverisë”, shkruan Shehaj në postimin e tij.