Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalzit, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit

Sipas raportimeve të policisë, i aksidentuar ka mbetur shtetasi M.Ll, 23 vjeç.

Personi i aksidentuar ka qenë duke ecur në këmbë, kur është përplasur nga një makinë në lëvizje e cila drejtohej nga shtetasi A.L, 48 vjeç.

Aktualisht i aksidentuari ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.