Historike/ Ndodh për herë të parë në Premierligë

Premierliga ka vendosur sot një rekord historik, që dodh për herë të parë që nga themelimi si ligë.

Manchester City dhe Liverpoolo kanë vendosur rekord në Angli, duke u bërë dy skuadrat e para që fitojnë më shumë se 90 pikë (duhen edhe 2 ndeshje për t’u mbyllur kampionati).

Kjo gjë ka ndodhur për herë të parë, pasi asnjëherë në Premierligë nuk ka rezultuar që një skuadër të ketë 90 pikë dhe mos ta fitojë titullin kampion.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të ligës angleze, ndërsa Manchester City gjendet në vendin e parë me 92 pikë, ndërsa Liverpooli në të dytin me 91.