FOTO/ Frika në palcë, snajpera në majat e pallateve për të ruajtur Ramën

Dalin detaje të tjera nga vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Përveç qindra policëve që e shoqëronin kudo nga frika e protestave të qytetarëve, në qytetin më të madh verior të vendit nuk munguan as snajperët.

Të vendosur në pikat kyçe të qytetit ata kanë monitoruar çdo lëvizje të kreut të qeverisë, i cili gjithashtu mbrohej edhe me çanta antiplumb.

Foton e publikon ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se:

“Në Shkodër i tmerruar Edvin Kristaq Frika vendos snajper në çdo skutë e lartësi! Turp”.