Shpërthimi i komanduar i IKMT-së që doli jashtë kontrollit, ja si u rrezikuan banorët e pallateve

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Poliçan, duke tronditur qytetin dhe thyer xhamat e pallateve.

Gjithçka ka ndodhur në mesditë, gjatë një aksioni të Inspetoriatit Kombëtar të Territorit.

Edhe pse duhet të ishte një shembje e kontrolluar, duket se shembja e komanduar nga IKMT ka dalë nga kontrolli duke cënuar rëndë pallatet përreth.

Ngjarja është raportuar edhe nga ish-kryeministri Berisha, nëpërmjet një postimi nën faceboook, ku edhe ka publikuar videon e momentit tronditës.