FOTO/ Qeni i policisë u godit nga 200 gjemba iriqi teksa ndiqte një të dyshuar

K9 Odin, qeni i policisë ishte thirrur për të ndihmuar në gjurmimin e një të dyshuari kur ai ndeshi me krijesën gjembore gjatë ndjekjes së policisë, shkruan sot SkyNews.

Një qen i policisë në Oregon po rimëkëmbet pasi u godit nga 200 gjemba nga një ferrëgjatë ndërsa po ndiqte një të dyshuar.

Policia në Qarkun e Coos tha se e panë të dyshuarin, i cili kishte disa urdhëra arresti në zonën e Barvieë.

K9 Odin u thirr në vendin e ngjarjes pasi i dyshuari filloi të largohej nga oficerët.

Gjatë asaj që policia e quajti "një udhë shumë të gjatë aktive", qeni i policisë ndeshi një ferrëgjatë teksa rendte drejt të dyshuarit dhe u sulmua nga kafsha.

Në një post në Facebook, pronarët e tij thanë: "Ne ishim të shqetësuar se syri i tij i majtë mund të ishte plagosur, por tani duket sikur është në rregull.

Zyrtarët falënderuan stafin në spitalin e kafshëve për "përkushtimin dhe kujdesin profesional" të tyre dhe publikun për mbështetjen "e madhe" për Odin, i cili pritet të kthehet përsëri në punë së shpejti.

Policia po kërkon për të dyshuarin, një 29-vjeçar nga Coos Bay, dhe i ka bërë thirrje publikut për ndihmë.