FOTO/ Hashim Thaçi marton nipin dhe ngre dolli

Mbrëmë është martuar nipi i presidentit Hashim Thaçi, Vetoni për të cilin u organizua një festë e vecantë. Përvec se e veçantë, dasma në familjen Thaci ishte shumë modeste, shkruan “Zëri.info”. Kjo pasi që në dasmë përvec miqve e familjarëve nuk kishte të ftuar nga skena politike. Të vetmit persona publik që u panë në dasmë ishin babë e bijë, këngëtar të estrades tonë Skender dhe Kosovare Hasi, shkruan “Zëri.info”. Skender Hasi po ashtu në po ketë dasmë këndoi edhe këngën e Adem Jasharit, rast të cilin ngriti dolli presidenti Thaçi!